Bujqësi, paguhen paratë për subvencione

Sot, në llogaritë e 23.524 subjekteve janë paguar mbi 512.5 milion denarë për subvencione.

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sqaron se në kuadër të këtyre subvencioneve janë bërë:

-411.5 milion denarë, pagesa direkte për tokë të punueshme për të gjitha kulturat përveç duhanit,

-54.5 milion denarë për fermat e vogla bujqësore të cilat janë të përcaktuara sipas pagesave për tre vitet e mëparshme dhe

-mbi 46 milion denarë për të gjithë ata që kanë dërguar pula vojtëse në therrtore të regjistruara.

“Pagesa e subvencioneve do të vazhdojë të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, sipas kalendarit të pagesave”, sqaron Hoxha në “facebook”.

A.B.