Me fushatën elektorale janë ashpërsuar dhe sulmet e liderave politikë ndaj njëri tjetrit.
Me anë të një videoje në instagram, kryeministri ka ironizuar Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI, teksa e paraqet sikur sheh filxhanin në studion e Blendi Fevziut.
Madje Rama shkon dhe më tej ku ja lexon vetë filxhanin dhe e paralajmëron se dikush me “E”, duke iu referuar vetes, i ka bërë magji kryetares së LSI-së.
Gjithashtu shkronjat e tjera që bien në filxhanin e Kryemadhit nga Rama janë L-ja (LulzimBasha) dhe I (Ilir Meta).
Rama e “paralajmëron” Kryemadhin se personi me “L” flet pas krahëve të saj me personin me “E”, ndërsa personi me “I” i vjen vërdallë natën nëpër lagje.
Postimi plotë në Instagram:
“Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I ky kush është ky motra(?) ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…”, shkruan Rama.