Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm në Shkup, ka pasur përleshje me armë, si pasojë jetën e kanë humbur dy persona.
Rasti ka ndodhur në ora 02:35 në brigadën “Maqedonase-Kosovare”.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga arma, ndërkaq vik*timat janë një 24-vjeçar dhe 28 vjeçar me iniciale B.V. dhe A.B.
“Pasi policët dolën në vend të ngjarjes, është gjetur vetura Citroen me targa të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vde*kja tek të dy”, njoftojnë nga MPB-ja.
Burimi: Tv 21
A.B.