December 9, 2022

Njihuni me vajzën e Gjikos dhe Elitës, ja si është emri i saj

Ditën e djeshme Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë  një vajzë, të cilën dyshja e kanë prezantuar sot me gjithë botën. Elita dhe Gjiko kanë publikuar disa imazhe shumë të ëmbla nga materniteti, në të cilat shihen duke pozuar për herë të parë me më të voglën e familjes.

Ata kanë zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me emrin Bota. Çifti kishin thënë muaj më parë se emrin e vajzës së tyre e kishin zbuluar prej kohësh dhe se do të ishte një emër unik.

“Familja jonë u kompletua. Dje mbërriti mes nesh engjëlli jonë i vogël Bota Gjikolli / 03.03.2021 /”, ka shkruar Elita, teksa ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen që kanë treguar për të dhe të voglën.

“Kush ka vajza botën ka ❤️ faleminderit Zotit per Kete dhurate kaq te ëmbël”.

Menjëherë pas lindjes, çifti i kanë hapur një adresë në Instagram të voglës, njësoj si babi Gjiko por me një ndryshim të vogël “botatheflygirl”. Deri më tani në adresën e së voglës janë mbledhur më shumë se 300 ndjekës.

A.B.