Pagë bonus për të punësuarit në MPB

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski informoi se sot në Ministrinë e Brendshme është paguar një pagë bonus për të punësuarit për vitin 2018.

“Sot u pagua një pagë bonus për vitin 2018, e drejtë e fituar nga 1881 punonjës në Ministrinë e Brendshme. Në total janë paguar 50,736,213 denarë, dhe shuma individuale e bonusit është 24,276 denarë ”, ka shkruar Spasovski në profilin e tij në Facebook.

A.B.