Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një fotoalbum nga të moshuarit, që kanë marrë ditën e djeshme dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Lezhë.
Kreu i qeverisë krahas fotove uron një ditë sa më të mbarë dhe të qetë për të gjithë.
“MIRËMËNGJES, dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, shkruan Rama bashkangjitur fotove.
Kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga nisja e procesit të vaksinimit në vendin tonë, mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID, konkretisht janë kryer 16,807 vaksinime.
Burimi: Top Channel
A.B.