Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zian Sela përkujton sakrificën e Adem Jasharit dhe gjithë familjes Jashari në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së
“I vetëm përballë një shteti e kundër një ushtrie. Ngadhënjeu!
I realtë po aq sa edhe jeta dhe liria e Kosovës, njëkohësisht i pavdekshëm e legjendar po aq sa heronjtë e mitologjisë. Dëshmi për ne që e jetojmë në kohën e Bacit Adem se shqiptarët kanë dhe kanë pasur në të kaluarën jo mite por heronj që kanë frymuar, lavdia dhe madhështia e të cilëve i tejkalon edhe mitet. Lavdi!”, shkruan kreu i ASH-së Ziadin Sela.
A.B.