Shqipëri, Bllokohet në Kakavijë BMW-ja e vjedhur në Serbi 10 vite më parë

Një mjet BMW i vje*dhur në Serbi 10 vite më parë është bllokuar në Kakavijë të Shqipërisë. Siç raporotn gazetari ABC News mjeti drejtohej nga 66 -vjeçari nga Saranda me inicialet P.P.

66-vjeçari po shkonte drejt Greqisë, ndërkohë që u zbulua nga Frontex nga numri i shasisë. Në fund Sektori Kunder Narkotikëve dhe Trafiqeve ne Policinë e Gjirokastres filloi procedimin penal ndaj 66 vjeçarit për dy vepra penale,  trafikim të mjeteve motorrike dhe falsifikim te vulave stampave e formulareve. Mjeti i vjedhur në Serbi 10 vjet me parë u sekuestrua.

Burimi: ABC News

A.B.