Ahmeti kundër Zaevit, s’pajtohet me Qeveri të zgjeruar

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nuk pajtohet me ftesën e Zaevit drejtuar opozitës për formimin e Qeverisë së zgjeruar. Sipas tij, puna e opozitës është të kryej detyrën që ka si opozitë. 

“Misioni i opozitës është ti shprehë vërejtjet e veta, qofshin ato edhe pa vend, sepse roli i opozitës, jo vetëm tek ne por tek të gjitha vendet e përparuara demokratike, është që ato vetëm në rastër të veçanta mund të bëhen pjesë e një procesi të rëndësishëm për vendin, përndryshe ato detyrë e kanë që të japin dhe të mos pajtohen me shumicën parlamentare.”, thotë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Zaev më herët tha se e ka ftuar Mickoskin të bëhet pjesë e pushtetit por me të nuk mund të merret vesh.

A.B.