Bajden dhe Von Der Lajen: Ballkani Perëndimor, interes i përbashkët i yni

Në një bisedë telefonike me kryetarene Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, Presidenti i SHBA-ve Xho Biden theksoi se ai mbështet Bashkimin Evropian dhe është i përkushtuar për të përmirësuar dhe ringjallur partneritetin, informon Shtëpia e Bardhë në një komunikatë, duke shtuar se udhëheqësit kishin rënë dakord të pezullonin tarifat e lidhura me mosmarrëveshjet në Organizata Botërore të Tregtisë dhe të punojnë për zgjidhjen e tyre.

“Udhëheqësit diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në luftimin e pandemisë dhe forcimin e sigurisë globale shëndetësore, arritjen e rimëkëmbjes së qëndrueshme ekonomike globale, trajtimin e ndryshimit të klimës dhe forcimin e demokracisë. Ata gjithashtu ranë dakord të koordinohen për çështje me interes të përbashkët, siç janë ata që kanë të bëjnë me Kinën, Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor,” përfundoi deklarata.

Që nga marrja e detyrës, Bajden ka njoftuar rifillimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë dhe kthimin e diplomacisë shumëpalëshe.

A.B.