









Dë’nimi për ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov pritet të ulet nga 12 vjet sa është shqiptuar në 9 vjet. Kjo do të ndodhë pasi që më 28 mars vjetërsohet vepra që u dë’nua për asgjësim të pajisjeve për përgjim, bën të ditur Televizioni 24 në Shkup.
Dë’nimi ndaj tij nuk është i plotëfuqishëm, pasi që është bërë an’kesë në Gjy’katën e Apelit dhe se ajo pritet ta konfirmojë ose ta rikthejë në rigjy’kim, megjithatë nga fundi i muajit afati i lëndës skadon. Para gjashtë viteve ishte ndërmarrë veprimi i fundit për këtë rast që ka të bëjë me Mijallkovin dhe të tjerët e ngarkuar në “Target – Fortesa”.