December 6, 2022

Halit Naxhaku: U nda nga jeta edhe një atdhetar i dalluar

Nga: Halit Naxhaku

I lindur më: 15, 05. 1956 -03. 03. 2021

I dashur, i nderuar, i respektuari: dosti, shoku, vëllau, dashamir, atdhetar dhe bashkëveprimtar i shtrejnti Murat!

Lajmin e zi të trishtë dhe shumë të dhëmbshëm, kët lajm tëhidhur që morëm për vdekjen tënde e pranuam me pikllim të thellë, me dhëmbje në shpirtë. Ky lajm neve shokëve të tu të vuajtjeve, të idealeve, veprimeve, halleve dhe mundimeve të shumta na goditi shumë rëndë, shumë thellë në shpirtë, na ra mun sikur rrufeja në mes të ditës me diell, na ra si infrakt I papritur!… ngase ishe I veçant, madje tepër I veçantë, ngase çdo herë ishe, në ballë të detyrave kombëtare, ishe veprimtarë I palodhshëm, ngase ishe udhërrëfyes I dalluar, për çështjen madhore kombëtare, që ka mbetur pezull e pa zgjedhur deri në fundë, edhe sot e saj dite!

Në vitin e largët 1994 erdha në Zvicër, ngase isha i detyruar. Këtu mendova se do të rri shumë pak, si shumica e vëllezërve tanë shqiptarë që kishim ardhur nga halli dhe jo nga malli apo në gurbet, për pëfitime leku. Këtu u njoftova me ti te Shoqata „Atdheu“.Meqë kisha kaluar nëpër të zitë e ullirit dhe isha bluar nëpër mullijt sërbo-sllavë. Si i dënuar politik me 12 vjetë, tash ishte koha të jap kontributin tim aty ku ndodhëm. Meqë me banesë ishim afër vetëm dy fshatra ndërmjet, unë në Walenstadt e ti në Murgë, dhe nga biografia familjare me edukatë atdhetare e me histori e bagazh politik shpejt u bëmë bashkveprimtarë për çështjen kombëtare, për ta dhënë kontributin tonë modest për të mos thënë maximal. E sa herë hashim bukë thatë në dorë, e sa herë kemi flejtur rrugës e nëpë parkingje të „MOVEMPIKAVE“, sa herë anashkaloshim familjen dhe fëmitë, ngase kishim vëndosur që të bëhemi dritë për kombë e Atdhe dhe në errësirë për vehte dhe familjen, çdo gjë për interesin kombëtarë, primare ishte dhe mbeti veç kombtarja…Shtatë vjetë ishim të pa ndarë. Pastaj u largove me banim largë dhe domosdo shiheshim shumë rrallë dhe viteve të fundit, për çkakë të shëndetit hiç!

Murati ishte i dashur, kombëtar i dalluar, njeri i besës, I vëndosur dhe shum i gjallë i përpiktë, korrektë, kokëfortë, i pa kompromis…me të gjitha vyrtytet pozitive njerëtore e burrërore…

Të gjithë veprimtarët e kohës dhe jo vetëm ata I njihshe mire dhe të njihnin edhe më mire, ngase me ta veproshe bashkë.Cdo detyrë që do të caktoheshte e kryeje në kohë e me përpikëri, me nderë dhe krenari, në kohë të caktuar, çdo here me suksesë të plotë sipas parashikimeve e planeve precise, me llogari kompjuteristike e përpikmëri. Një here po thoshe po, diheshte se ishte e kryer! Të njohin të gjithë, madje edhe ata që “ kinse shtiren se nuk të njohin”, por dikur ishe bashkëpunëtori më I ngushtë, më idevotshëm dhe më I vyeshëm I tyre!

Dhae gjithçka nga vehtja me aq sa munde, sa dije dhe me aq forcë sa kishe.

Nuk kishte organizim, protest, demonstrat, ne Zvicër dhe perëndim, që nuk mirrshe pjesë, bile ishe ndër të parët. Si me kontribute, po ashtu ishe edhe me mbledhjen e mjeteve financiare për luftën e drejtë e të armatosur si në : Fondin « Vendlindja Thërret » ashtu edhe në ate të « Lirisë Kombëtare ».Dhe jo vetëm kaq, ishe furnizuesi i UCK-së me armatim, edhe ate nga më modernet që kishte në atë kohë UCK-ja, edhe pse Lichtensteini dhe Zvicra i kishi hequr nga përdorimi si të skanduara !

Veçoj : nuk ndaleshe ditë e natë, për ç`gjë u dënove me 18 muaj burgë, ku prokurori kërkonte 12 vjetë heqje lirie.

Shteti demokratik në Zvicër dhe gjykata e St.Gallenit, na lejoi tetë veta nga familja e ngushtë dhe unë nga rrethi jashtë familjarë. Filloi gjykimi. Fjalimi dhe mbrojtja jote ishte fjalë pë fjale më e zjarrtë se e Avni Rustemit. Nuk trenbeshe, as brengoseshe fare për vehtën dhe dënimin, as për burgun se sa vjet burg do ti shqiptojnë e do ti japin ti mbajshë. Më kujtohet si sotë, para gjykatësit me krenari u shprehe ate që ndjeje në zemër :

Për krejt çka kam bërë deri më tash, jam shumë krenarë nëse sado pak i kam ndihmuar me veprimet dhe punën time ata të UCK-së, nëpë malet dhe frontet e Kosovës e popullit tim , dhe po të më jepeshte mundësia do ta bësha të njejtën gjë pa hezitim sa herë që do të mundesha, pa u mendua, fare dy herë, në çdo vendë e në çdo kohë !. E vetmja brengë e jeme është se nga tash në kushtet dhe rrethanat nga burgu nuk do të më lejohet dhe nuk do të mundë të jap asnjë kontribut, por me mendje e zemër do të jemë gjithmon me ta luftëtarët e lirisë dhe me popullin timë që luftonë dhe kërkon liri !… Por, kushtet dhe rrethanat u krijuan të tilla, sa Kosova u çliru, u pavarësu, dhe më vonë edhe Zvicra nga shtetet më të para do ta përkrahe, ndihmoe, pranoe, dhe si shtet demokratik me ligjet e saja do të çfajësonte dhe ti do të jepeshte sërish mundësia dhe rasti ta ndihmosh edhe UCPMB-në, e sidomosUC Kombëtare dhe fondin e saj « LIrija Kombëtare ». Murati kurrë s`kishte të ndalur. Ai deri në ditën e fundit do të frymoj e mendoj për : « Clirim, « Liri », e « Bashkim Kombëtare »..

Murati meriton gjithçka. Kurrë nuk mund të harroj ate kur banesat tona rrishin cpicë e grumbull me nga 10-30 veprimtarë brenda një hapsire të vogël dhe vetëm me bukë krypë e zemër, në çdo kohë qoftë ditë apo natë. Shpesh herë të mbushura plot me tym sa nuk e nihshe e shihje nga tymi edhe njeriun që e kishe dy metro afër aty përballë. Kur hapshim ndonjë dritare për ajrosje dilte tymi sikur llokomotiva që hecën e punon me qymyrë…

Bashkëshortja jote Selvija që priti e pëcolli në çdo kohë pa numër veprimtarë të çështjes kombëtare. Sa kanë hyrë e sa kanë dalë, sikur e kishim obligim, me të pirë e me të ngrënë, veç ne, ata dhe zoti e di, por kurr su ankuan dhe su dëgjuazëri. Pëkundrazi e bëshin me vullnet dhe dëshirë të pa përshkruar. Ajo me dekada nuk shkoi në vendlindje dhe nuk e pa mbi 25 vjet nënën e saj , ishte si në burgim të pëjetshëm !!!

Në fundë asesi nuk i meritove , që ti kalosh katër vite në trajtim të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në : Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Po tentove të bësh një krim, ngase të ishin fiksuar ish-funksionerët shqiptarë në ish-sistemin komunistë, dhe haptazi thoshte se njerëzit si Azem Vllasi, që i shpalli demonstratat e përgjakura të studentëve në vitin 1981 kundërevolucionare, madje në Fushë Kosovë kur ishte në krahë të Milloshit, kur u deklarua se: » asnjë sërbi nuk do ti mungoe asnjë fije floku », apo për suprimimin e statutit të Autonomisë së Kosovës kurrë nuk u distancuan, kurrë nuk reaguan apo nuk dhanë dorëheqje, apo nuk dolën në mbrojtje të popullatës për çka edhe ishin zgjedhur, apo së paku të kërkojnë falje publike popullit të vet. Më vjen keq që i ndodhi Vllasit një gjë e tillë, dhe qyqyr që shpëtoi e nuk i ndodhi edhe më e keqja.Do të ishte mirë të mos ndodhte as kjo por ja që tani më ka ndodhur. Ky është i vetmi gabim i Muratit, por ai ka edhe 99-ë të mirat e tij !

Dhe shkurtë, për ti duhet të shkruhën libra të tëra dhe se me siguri do të mbesin gjëra pa u thënë të tëra. Prehu i qetë dosti jem, dhe të qoftë i lehtë dheu i nënës Shqipëri !…U prefsh në paqe.