LSDM-ja ndryshon mendje, “ftesa për Qeveri të zgjeruar nuk ishte për Mickoskin”

Pasi Zaev deklaroi se e ka lutur Mickoskin të bëhet pjesë e Qeverisë por se me të nuk mund të merret vesh, nga LSDM-ja thonë se thirrja nuk ka qenë për Mickoskin.

“Zaev hap një debat publik dhe u drejtohet anëtarëve të ndershëm të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të lidhur nga dëshira për prosperitet në vendin tonë, të cilët janë për përparim…
Ai u drejtohet të gjithë atyre që njohin madhështinë dhe vizionin e konceptit të ri politik për rivendosjen e shoqërisë dhe heqjen e të gjitha anomalive që si barrë ngadalësojnë zhvillimin dhe të ardhmen më të mirë të vendit. Mickoski ka treguar shumë herë se nuk është njëri prej tyre. Prandaj, Mickoski nuk është adresa të cilës iu drejtua ideja e pajtimit kombëtar”, shkruan në komunikatën e LSDM-së.

A.B.