Mickoski në gjendje të rëndë nga virusi, i përgjigjet Zaevit / “Do të kthehem t’ju fitoj”

Kreu i VMRO-DPMNE-së i përgjigjet Zaevit për ofertën e fundit që opozita të bëhet pjesë e pushtetit. Ai shkruan nga Klinika Infektive nga ku thotë se është në gjendje të rëndë pas infektimit me koronavirus.

“Sot i pamë me të gjithë pafuqinë e tyre se si në skenë të hapur shtiren duke ofruar ndarje të pushtetit por unë nuk paskam bërë pjesë aty sepse me mua nuk mund bëhet marrëveshje, nuk paskam qenë bashkëbisedues i mirë. Dhe po, këtu për herë të parë pajtohem me Zoran Zaevin, unë nuk kam koncesion dhe nuk i kam borxh askujt asgjë, i kam borxh vetëm popullit tim… Kam një mesazh për ju, zotërinj të pushtetit, për mua sot është një ditë veçanërisht e vështirë. Ditë e vështirë si ferri ishte dita e nëntë, luftoj me sëmundjen, vështirë marr frymë, koka më pëlcet nga temperatura por kam energji, motiv dhe vullnet për të luftuar edhe me ju. Këtë e shkruaj nga dhoma e Klinikës Infektive me të gjithë revoltën në vete për atë që i keni bërë Maqedoni. Ka një mënyrë që të shpëtoni nga ju, nëse nuk zgjohem nesër ose një ditë më pas… Por këtë film nuk do ta shihni dhe u premtoj se do ta luftoj sëmundjen, do të dal nga Infektivi dhe më pas na pret shumë punë. Pluhuri duhet të pastrohet duke filluar nga oborri yt. Këto nga pushteti nëse mendojnë se ka pak shanse për marrëveshje me krimin dhe kriminelë ajo nuk do të ndodhë. Pranvera maqedonase vjen!”, shkruan Mickoski në Facebook.

Nga LSDM-ja më vonë dërguan një komunikatë ku kishin ndryshuar qëndrim. Thanë se Zaevi nuk e ka pasur ftesën për Mickoskin por për “të ndershmit” brenda VMRO-DPMNE-së.

A.B.