Mickoski nga izolimi nuk i përgjigjet Zaevit / VMRO: Kërkojmë Qeveri ekspertësh

VMRO-DPMNE-ja do të pranonte vetëm modelin e një Qeveria ekspertësh me kryeministër mbipartiak për të organizuar zgjedhje të parakohshme në vjeshtë dhe jo atë që ofron kryeministri Zaev. 

“Posaçërisht para zgjedhjeve më mirë do ti vinte të kishte qeveri ekspertësh. E cila do të ketë kapacitet të ketë mbështetje më të gjerë e të ofrojë projekte reale për dalje nga kjo krizë të cilën Zaev nuk është i aftë ta menaxhoj. Kështu që nëse Qeveri ekspertësh me në krye një person që do të jetë i pranueshëm për të gjithë, figurë mbipartiak që mund ta udhëheq Qeverinë para deri në zgjedhje lokale, e më pas të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, ne jemi të gatshëm të flasim për koncept të tillë”, thotë Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-së. 

Zaev më herët deklaroi se i ka ofruar Mickoskit të bëhet pjesë e pushtetit por se me të nuk mund të merret vesh. Mickoski është prej ditësh në izolim për shkak të infektimit me virus korona dhe deri tani nuk e ka komentuar personalisht ftesën e Zaevit.