Në Komunën e Tearcës u përurua salla e re e sportit në shollën fillore “Faik Konica”. Të pranishëm ishin funksionarë shtetëror dhe politik nga partia shqiptare në pushtet dhe ministra e Arsimit Milla Carovska.
“Sot, bashkë me Bujarin, Fatmirin, Jetonin, shoqëruam kryetarin Ali Ahmeti në përurimin e sallës së sportit të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës. Një investim i cili do të shërbejë për gjeneratat e ardhshme për të cilat edhe punojmë, e nuk do të ndalemi me kaq. Me këtë rast, motivojmë edhe më shumë pushtetin lokal që të vazhdojë me projekte të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë”, shkruan zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në “facebook”.
A.B.