Qytetarët nuk heqin dorë nga kafenetë, “vlojnë” dënimet

Natën e kaluar, disa nga kafenetë ishin plot me mysafirë edhe pas orës 21, megjithëse kjo është e ndaluar. Në një lokal në Bit Pazar, policia dhe inspektorët gjetën 22 persona, njëri prej të cilëve ishte i mitur. Тë gjithë u morën në stacion. Në Reçicë të Vogël, gjatë kontrollit të një objekti hotelierik, pak pas orës 21.30, u gjetën tetë persona, dhe në Gostivar, rreth orës 23:00, kishte 11 mysafirë në një çajtore në rrugën 18 Nëntori. Në të tre rastet, objektet janë të mbyllura, dhe pronarët dhe mysafirët do të mbajnë përgjegjësi për mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë një epidemie. Policia thotë se këto janë vetëm tre raste, por që kontrollojnë vazhdimisht dhe çdo ditë. Edhe kur bëhet fjalë për ahengje dhe dasma më të mëdha, të gjithë, si nikoqirët ashtu edhe mysafirët, do të mbajnë përgjegjësi.

Burimi: Telma

A.B.