Zaev: Dua që opozita të bëhet pjesë e Qeverisë, por me Mickoskin nuk bisedohet

Në një intervistë për “Slloboden Peçat” kryeministri Zoran Zaev i bën thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Qeverisë, por thekson se për këtë temë nuk bisedohet me liderin aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Alsat.

“Ofrojmë bashkëpunim në çdo aspekt të mundshëm. Gjithçka që duhet të bëjmë, por patjetër që duhet të kesh dikë në anën tjetër për të folur. Po e them këtë për herë të parë, dua të hap një debat për qeveri të përbashkët, qeveri me opozitën. Por të ketë person me të cilin mund të bisedohet, me z. Mickoski nuk bisedohet. Ose, nëse ata kanë një person të arsyeshëm, e nëse ne nuk e kemi, le ta heqin Zaevin, vetëm që të dy palët të mund të flasin. Duhet ta bashkojmë popullin tonë, sepse për këtë kemi nevojë, ata e dinë këtë, dhe unë e di, njerëzit tanë janë shumë të përçarë”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev propozimin e krahason me qeverisjen në Gjermani, ku CDU dhe SPD kanë qenë në pushtet së bashku për 15 vjet.

Burimi: Alsat

A.B.