​Del në kafe i infektuari me Covid-19

Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për Covid-19, patrulla policore e Kosovës ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me koronavirus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në veri të Mitrovicës dhe po hetohet lidhur me përhapjen e sëmundjeve infektive.

A.B.