December 5, 2022

Kryeministri i Malit të Zi: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, pjesë e Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për çështjen e Kosovës nga ku është shprehur se për një pjesë të banorëve të këtij shteti është çështje emocionale dhe konsiderohet pjese e patjetërsueshme e Serbisë. Lideri I Malit të zi u shpreh se nëse do të kishte detyrën aktuale në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Raporton abcnews.tv

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka folur për çështjen e Kosovës duke deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e saj.

Kreu i qeverisë së Malit të Zi ka thënë se çështja e Kosovës, për një pjesë të banorëve të këtij shteti, është çështje emotive dhe se ata mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vij unë në qeveri edhe para kësaj qeverie ”, – ka thënë Krivokapiç.

Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin vendimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e parë parlamentare.

“DPS do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, – tha Krivokapiç./