Liga e parë – Shkupi gabon, barazim në derbin tetovar

LIga e parë e futbollit në Maqedoninë Veriore ka sjellur mjaft të papritura. FC Shkupi ka bërë lëshimin e javës, duke humbur në shtëpi nga ekipi i Rabotniçkit me rezultat 0:2, me çrast humbi mundësinë që ta zvogëlonte edhe dallimin me vendin e parë Shkëndijën e Tetovës. Kjo është më e rëndë kur diet se derbi tetovar në mes Shkëndijës dhe Renovës përfundoi pa fitues, me rezultat 0:0. Nga ekipet shqiptare këtë javë ekipi strugan KF Trim Lum arriti të kthehet me një pikë nga ndeshja me Vardarin në Shkup, edhe pse deri në minutën e 75 ishte në epërsi. Barazim kanë luajtur edhe Belasica me Akadmeija Pandev, ndërsa fitore minimale 1:0 ka arritur Makedonija Gjorçe Petrov, ndaj Sileksit të Kratovës. Pas kësaj xhiroje Shkëndija vazhdon të kryesoj tabelën me 47 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 40, Makedonija GJP 38, Struga Trim Lum me 33…/Monitor