Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nga dita e nesërme do të jetë në vizitë pune në Republikën e Italisë dhe Selinë e Shenjtë.
Në kuadër të vizitës në Itali, Osmani do të realizojë takim me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtarë të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio, ndërsa në agjendë është paraparë edhe takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme pranë Dhomës së Poshtme në Kuvend, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit Fiero Fassino.
Të njëjtën ditë, Osmani do të vizitojë edhe Selinë e Shenjtë ku do të ketë takim me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Përskaj mundësive për avancimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë në fushat e interesit të ndërsjellë, do të bisedohet edhe për tema të bazuara në lidhje historike të rëndësishme, vlera kulturore që ndajmë dhe tradita shpirtërore të përbashkëta.
Në kuadër të vizitës së Republikës së Italisë, Osmani do të takohet edhe me përfaqësuestë të shoqatave të diasporës sonë, aktive në Itali, ku fokus do të jetë edhe Regjistrimi i shtetasve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit.
A.B.