December 10, 2022

Zvicra miratoi ndalesën për burkën në të gjithë vendin

Zvicra miratoi ndalesën për burkën në të gjithë vendin
Zvicra miratoi ndalesën për burkën në të gjithë vendin
Publikuar 18:48 7 Mars, 2021
Me një shumicë të ngushtë, zviceranët kanë vendosur të ndalojnë burkën. Ndalesa synon të ndalojë që gratë myslimane të mbajnë nikab ose burka në vende publike

Sipas parashikimeve, në një referendum zviceranët ranë dakord për një ndalim mbarëkombëtar të burkës. Parashikimet e stacioneve televizive dhe radiove publike zvicerane si dhe grupit mediatik Tamedia, kanë llogaritur një shumicë të ngushtë prej rreth 52 për qind të votave.

Një përmbysje e trendit është e mundur vetëm teorikisht, tha bashkëkreu i institutit të sondazhit gfs.bern, Lukas Golder pasditen e hershme. Sipas parashikimeve, gjithashtu do të arrihet shumica e 26 kantoneve, informon Shtegu.com.

Projektligji synon të ndalojë që gratë myslimane të mbajnë nikab ose burka në vende publike. Burka është një mbështjellëse që mbulon plotësisht gratë dhe lë vetëm një dritare rrjetë të hapur për të parë. Rroba me një të çarë për sytë quhet nikab.

Me miratimin, ky kod i veshjes do të përfshihej në kushtetutë dhe do të zbatohej në rrugë, në restorante dhe dyqane. Ekziston një përjashtim për hapësirat e tubimeve fetare. Një ndalesë e tillë ekzistonte në kantonet e St. Gallen dhe Tiçino.