Filipçe: Objektet e gastronomisë mund të punojnë me protokollet aktuale, por…

Tani për tani, protokollet për kafenetë dhe restorantet janë të mjaftueshme dhe për momentin nuk ka nevojë për kufizime shtesë në punën e tyre, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce.

Siç tha ai, tani për tani mjafton që protokollet të respektohen dhe bëri thirrje për intensifikimin e punës së inspektorateve kompetente.

Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orë policore duke filluar nga e mërkura, nga ora 22 deri në ora 5. Kjo masë, sipas kërkesës së komisionit, do të ishte në fuqi dy javë.

A.B.