Në Shkup është duke u mbajtur marshi protestues për 8 Marsin nën moton, “Shteti që nuk vepron, është shtet që dhunon”.
Në këtë marsh u shpall “aktgjykimi i protestueseve”. Kanë shpallur fajtor, siç thanë, të gjithë ata që kanë mundësi, por nuk u ndihmojnë grave. Ndër motivet e marshit këtë vit është rasti “Javna soba”.
“Shpallen fajtor të gjithë ata që kanë fuqi të sigurojnë dhe mbrojnë gratë, kurse nuk e bëjnë atë. Të gjithë ata që kanë për detyrë të gjejnë, ndjekin dhe burgosin dhunuesit, por nuk e bëjnë këtë. Të gjithë që janë të autorizuar, të obliguar të sigurojnë shërbime dhe përkrahje për viktimat, të ndërmarrin kontroll ndaj jetës së tyre dhe nuk e bëjnë këtë. Të gjithë që kanë ndihmuar në fshehjen e krimit dhe kanë shkaktuar dëm, me ose pa vetëdije, duke përsëritur ose jo kurse nuk kanë pasur të drejtë ta bëjnë atë”, u tha në marsh.
Ky është marshi i pestë me radhë vetëm për rastin “Javna soba” për të cilin OJQ-të kërkojnë me ngulm zbardhje të plotë dhe nxjerrje përpara drejtësisë të administratorëve të grupit dhe keqbërësve që kanë qenë pjesë e tij.
Burimi: Tv 21
A.B.