Lideri i Alternativës, Afrim Gashi pasi ka dëgjuar informacionet se Alternativa do t’i bashkohet Qeverisë menjëherë ka lajmëruar liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Gashi në ClickPlus tregoi se Selës ka thënë se kjo punë nuk mund të ndodh dhe informacionet e tilla i ka quajtur gënjeshtra.
“Kjo punë nuk mund të ndodh. Këto janë pallavra. Unë i qëndroj fjalës së dhënë. Ka fjalë se mund të bëhemi pjesë, por unë i kam thënë se një njeri që më njeh, nuk mund të ma bëjë këtë ofertë”, tha Gashi.
Burimi: Tv 21
A.B.