December 1, 2022

Gruaja e presidentit Pendarovski, vaksinohet kundër koronavirusit

Gruaja e Presidentit Pendarovski, Dr. Elizabeta Gjorgievska sot mori dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.
Dr. Gjorgievska e publikoi këtë lajm në profilin e saj në Facebook ku theksoi se punëtorët shëndetësorë nga Stomatologjia Pediatrike dhe Preventive janë vaksinuar.

Gjegjësisht, imunizimi i punëtorëve shëndetësorë vazhdon, dhe si pjesë e tyre, zonja e parë e Maqedonisë Veriore mori një vaksinë kundër koronavirusit./tv21