December 6, 2022

Kthehet ora policore në Maqedoni, ja orari i lëvizjes?

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive ka propozuar para Qeverisë vendosjjen e orës policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, në të gjithë territorin e vendit, transmeton Alsat. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Komisioni për Sëmundje Infektive pritet të deklarohet në lidhje me kohëzgjatjen e orës policore, respektivisht deri me cilën datë do të zgjat kjo masë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së nesërme pritet të merr vendimin përfundimtarë.