Mehmedi: ASH është për tetë njësi zgjedhore

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, në një deklaratë për “Slobodan Pecat” ka thënë se partia e tij është për tetë njësi elektorale.

Ne vazhdojmë të jemi të qëndrueshëm në pozicionin tonë dhe vazhdojmë të propozojmë tetë njësi elektorale sepse duke organizuar zgjedhje proporcionale me tetë njësi elektorale dhe lista të hapura ne arrijmë përfaqësimin më të drejtë dhe më demokratik politik që i përshtatet Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha aspektet: rajonal, demografik”, theksoi Mehmedi.

Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët është subjekti politik më i zëshëm dhe këmbëngulës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili parasheh organizimin e zgjedhjeve proporcionale dhe me lista të hapura.

Ne vlerësojmë se përmes këtij ndryshimi po shkojmë drejt demokratizimit të shoqërisë dhe përfaqësimit më adekuat dhe më cilësor”,shtoi Mehmedi.