Rritja e temperaturave i josh njerëzit të dalin në natyrë. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga koronavirusi?
Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra.
“Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese”, thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé. Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.
Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit. Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet.” Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet. Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik. Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal. Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.
A luan rol era në përhapjen e virusit?
“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.
Në intervistë për DW Scheuch thotë, se „vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak.” Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit. “Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart.” Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.
Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?
Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve.
Burimi: Top Channel
A.B.