-Për momentin jo, kështu u përgjigj fillimisht ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur nëse autoritetet shëndetësore mendojnë të rekomandojnë shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat.
“Duam ta zvogëlojmë këtë trend të rritjes së pranimit të pacientëve në spitale. Kështu që shohim edhe masa të reja edhe rekomandime shtesë. E ndjekim me vëmendje situatën”, pohoi ministri Filipçe.
Shtyrjen e mundshme të regjistrimit të popullsisë e komentoi edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, i cili gjithashtu mendon se aktualisht nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi.
“Sa i përket regjistrimit të popullsisë, unë mendoj se në këtë fazë që jemi nuk ka ndonjë sinjal që mund i gjithë ky keqësim i situatës epidemiologjike në shtetin tonë të ndikojë në regjistrimin e popullatës”, tha mes tjerash Hasani.
Burimi: Alsat
A.B.