Të vozisim të gjithë si gra!

Sa herë keni dëgjuar dikë të thotë, “ju vozisni si një grua”? Apo, “shikoni sa e ngadaltë është vetura para meje, e drejtuar me siguri nga një grua”? Gratë janë përdoruese të ngadalta, por të sigurta të veturës në rrugë, nuk shkaktojnë aksidente dhe drejtojnë makinën sipas kufizimeve dhe kushteve të rrugës. Kjo u deklarua sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nga Këshilli I republikan për sigurinë rrugore.

Nën moton “Gratë drejtojnë me përgjegjësi! Jini krenarë që jeni një grua dhe që jeni një shofer i sigurt”, u shënua përfaqësimi i grave në trafik.

Nëse njëzet vjet më parë kishte vetëm një përqindje të vogël të grave shofere, sot ky numër po i afrohet 50 përqind. Gratë sot janë pjesëmarrëse aktive në trafikun rrugor, jo vetëm si këmbësore dhe çikliste, por edhe si shoferë dhe motoçiklistë, dhe disa prej tyre si shoferë profesionistë.

Këshilli republikan për sigurinë rrugore thotë se statistikat tregojnë se burrat vuajnë tre herë më shumë në aksidente trafiku sesa gratë.

“Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 77 përqind e aksidenteve rrugore me pasoja fatale janë shkaktuar nga shoferë meshkuj. Edhe pse në shikim të parë gratë mund të mos duken si shofera shumë të mira, hulumtimet tregojnë se gratë janë shoferë të sigurt”, u tha mes tjerash në këtë ngjarje.

Burimi: Слободен Печат

A.B.