BDI: Jemi favorit absolut për zgjedhjet lokale

BDI-ja deri tani ka realizuar tre anketa dhe është duke realizuar edhe anketën e katërt për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor. Konsultimet thotë Artan Grubi, kanë filluar me të gjitha degët për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Jemi larg vendosjes se kush është kandidat por jam i bindur që partia do t’i vendosë kandidaturat për ata të cilët do t’i fitojnë këto komuna. Sipas të dhënave të anketave të cilat i kemi realizuar, jemi favorit për fitore në secilën komunë, përshirë edhe ato të cilat për momentin i mban opozita”, deklaron Artan Grubi.

A.B.