Kryetari i BFI-së Shaqir Fetahi deklaroi se ritet fetare gjatë Ramazanit do të përshtaten me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.
“Normal se iftaret janë një ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit. Kjo do të ishte dëshira jonë e madhe por përsëri do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë që nëpërmjet ndonjë riti fetar të bëjmë dëm ose të jemi shkaktar të rritjes sëmundje. Ne prej momentit të parë si BFI-së kemi marrë qëndrim që të jemi me të gjitha strukturat tona në shërbim të zbutjes së kësaj situate dhe në shërbim të tejkalimit të kësaj sëmundje dhe komfor rregullativave që i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi kreu i BFI-së, Fetahi.
A.B.