Janë vaksinuar 3 759 nëpunës shëndetësorë

Deri më tani, 3 759 punëtorë shëndetësorë kanë marrë vaksinë kundër KOVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, 76 990 aplikime janë bërë përmes faqes në internet “vakcinacija.mk”. Nga mjekët amë janë bërë 53 473 anketa.

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 61 908 persona mbi moshën 70 vjeç, përmes faqes dhe nga një mjek i familjes. Të moshuarit do të jenë të parët që do të vaksinohen, pas nëpunësve shëndetësor.

A.B.