December 5, 2022

Koronavirusi, s’do të ketë masa plotësuese për shkollat

Ministrja e Arsimit Milla Carovska deklaroi se për momentin, nuk ka nevojë për masa plotësuese kundër shpërndarjes së virusit në shkolla.

“Gjendja në shkolla është stabile me pjesëmarrje. Të gjitha protokollet respektohen dhe nuk ka shpërndarje interne të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa plotësuese në shkolla”, deklaroi sot ministrja Carovska.

A.B.