Kosovë, Dig*jet kamioneta që u përdor gjatë tentimit për gra*bitjen e automjetit që transportonte para

Është gjetur i dje*gur kamioneta e cila u përdor pasditen e së hënës për tentim gra*bitjeje të automjetit të “Besa Security” që po kryente transport të parave. Tentim gra*bitja ndodhi në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kamioneta është gjetur e dje*gur në fshatin Përrallovë të Gjilanit.

Nga kjo, mbetën të pla*gosur edhe dy persona të cilët u dërguan për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të arm*atosur me ar*më të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin ndodheshin katër meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me ar*më zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë pla*gosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e dje*gur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: KosovaPress

A.B.