Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet në Ligjin për Duhanin, me të cilin afati për grumbullimin e duhanit nga korrja e sivjetme do të zgjatet deri më 31 mars.
“Me këtë ndryshim, kërkesat e prodhuesve të duhanit janë plotësuar dhe u është mundësuar periudhë shtesë për grumbullimin e duhanit tepricë. Në ditët në vijim, do të përcaktohet edhe metodologjia dhe intensiteti i grumbullimit, i cili do të mundësojë përfundimin me sukses të korrjes 2020”, sqaron ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.
A.B.