Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në facebok, ka treguar që është duke përgatitur një kallëzim penal dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty, në emër të familjes Katuçi.
Gashi u shpreh se arsyeja e këtij kallëzimi penal dhe padie civile është që senatori Dic Marty kishte në mënyrë klandestine, në pronat dhe shtëpinë e z.Mersin Katuçi, ku edhe pse në shtepinë e familjes Katuçi nuk ishte gjetut asnjë provë për trafikim të organëve njerëzore, Dick Marty e mashtroi-e vuri në lajthim Këshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetarë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb.
Më tej, avokati thotë që Kallezim penal dhe padi civile do të ushtrohet edhe kundër ish Kryeprokurores të Tribunalit të Hagës znj.Carla Del Ponte, Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIKU-t, përcjell “Bota sot”.
“Institucionet e Kosovës dhe të Shqiperisë duhet të kërkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenëse në atë raport nuk janë vërtetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty”, shton më tej Gashi.
Burimi: Bota Sot
A.B.