Qeveria pritet të marrë vendim së shpejti mbi kërkesën e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për rikthimin e orës policore nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit për dy javë radhazi.
Së shpejti kryeministri Zaev me disa ministra të kabinetit të tij pritet të dalë në konferencë për media ku pritet ta kumtojnë vendimin para opinionit.
Kërkesa për orë policore erdhi pas rritjes graduale të numrave të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.
A.B.