Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus po rritet. Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë bërë 3,394 teste dhe janë regjistruar 872 raste të reja të kovid-19. Gjithsej gjatë kësaj periudhe janë shëruar 412 persona.
Janë raportuar gjithsej 22 vdekje për 24 orë. 9 nga pacientët e vdekur janë nga Shkupi. Të gjithë pacientët vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 108,350, numri i pacientëve të shëruar është 95,822, numri i vdekjeve është 3,228 dhe numri i rasteve aktive është 9,300.
A.B.