December 10, 2022

​Itali, Volejbollistja mbeti shtatzënë dhe klubi e padit

Skandal kulturor, punëdhënësit e sporteve kanë harruar të drejtat themelore të njeriut, me këto fjalë mediat italiane shkruajnë për rastin e volejbollistes profesioniste Lara Lugli nga Pordenone, në veri të Italisë.

Lara mbeti shtatzënë në moshën 41-vjeç dhe i kërkoi klubit të saj ta paguante për kohën sa luante, dhe klubi jo vetëm që refuzoi, por e paditi dhe kërkoi dëmshpërblim.

“Kjo iniciativë e paskrupullt fsheh skandalin e vërtetë kulturor të vendit tonë, i cili ka arritur në një pikë ku ndërgjegjja e punëdhënësve të sporteve është mjegulluar deri në atë masë sa ata harrojnë të drejtat themelore të njerëzve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të Atletëve.

“Kjo çështje jo vetëm që nuk është e vetme dhe sigurisht nuk i referohet vetëm volejbollit, por gjithashtu thekson praktikën e zakonshme dhe të padenjë, të cilën ne e kemi dënuar për 21 vjet. Falë këtij zakoni, atletët në sporte ekipore ose individuale, posa të mbeten shtatzënë, kontratat e tyre anulohen, duke i lënë ata pa asnjë të drejtë dhe asnjë mbrojtje,” tha presidentja e Shoqatës, Louise Garibas Riziteli.

Lajmi është në krye të interesit të të gjitha mediave, ai është përhapur në mënyrë virale në rrjetet sociale, dënime po vijnë nga të gjitha anët, dhe anëtarët e parlamentit gjithashtu kanë reaguar.

Ish-kryetarja e Parlamentit Laura Boldrini shkroi në faqen e saj zyrtare në Facebook se kjo çështje konfirmon se në Itali nuk ka shumë arsye për të organizuar një festë më 8 Mars, por luftën për barazinë gjinore.

Burimi: KosovaPress

A.B.