December 10, 2022

AUV konfiskon 700 kg mish në Ferizaj, nuk plotësonte standardet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot ndërmori një aksion për inspektimin e te gjitha mishtoreve ne Ferizaj, në bashkëpunim me inspektorët komunal.

Zëdhënësi i AUV-it Lamir Thaçi tha për KosovaPress se nga ky aksion u konfiskuan një sasi prej 700 kg mish dhe produkte mishi, e cila nuk i plotësonte kushtet ligjore për tregtim.

“Produktet e mishit të konfiskuar ishin: mish i freskët, mish i grirë, suxhuk, virshlle, mish i terur. E gjithë̈ sasia u tërhoq nga shitja, u bllokua me urdhër të inspektorit. E gjithë̈ sasia e mishit të ndaluar do të asgjësohet në prani të inspektorëve kompetent. Shumica e mishtoreve posedonin kushte të mira higjienike, për hapësirat që kishte defekte u urdhëruan përmirësimet brenda afateve kohore”, thekson Thaçi.

Ai po ashtu tha se AUV përmes inspektoratit veterinare është duke ndërmarr aksione në të gjithë Kosovën të largoj nga tregu të gjitha produktet ushqimore me origjine shtazore të cilat nuk i plotësojnë kriteret ligjore për sigurinë ushqimore.

“Te gjithë operatorët të cilët tregtojnë̈ produkte mishi duhet të jenë të regjistruara në AUV. Thertoret dhe përpunuesit e mishi duhet të jenë të licencuara për veprimtarinë̈ përkatëse. Hapësirat duhet t’i plotësojnë kushtet teknike sanitare higjienike, të cilat garantojnë̈ siguri në prodhim përpunim apo tregtim të produktit”, tha ai.

Burimi: KosovaPress

A.B.