Babai i Arben Asllanit: Jam pjesërisht i lehtësuar, por i zhgënjyer nga institucionet

Babai i Arben Asllanit, Bekir Asllani ndjehet i zhgënjyer nga institucionet të cilët sipas tij nuk ndërmorën masa për të gjetur se kush e ka marrë djalin e tij.

“Është gjetur me një kanall, trupi pjesërisht është prishur. Besim në institucione nuk kam por do të pres deri sa te del rezultati i obduksionit. Kanë mundur të hulumtojnë që sa kohë por ose s’kanë dashur ose s’kanë mundur ose aq kanë pasur mundësi ose dikush e ka ndërprerë që të mos hulumtohet. 50% më është lehtësuar barra që u gjet. E di ku e ka vendin dhe mundem me ia bë ritualet fetare. Pasi dy vite kemi qenë në ankth”, deklaroi babai i Arbenit, Bekir Asllani.

Pas dy vitesh kërkim për të zhdukurin 35 vjeçar Arben Asllani nga Shkupi, tru*pi i tij i paj*etë u gjet në ujërat e Lumit të Lepenecit, në lagjen Bardovcë të komunës së Çuçer Sandevës.

Burimi: Tv 21

A.B.