Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se zgjedhjet lokale do të duhet të shtyhen për një muaj nëse partitë politike nuk bien dakord për terminalet për të marrë gjurmët e gishtave gjatë votimit deri në fund të marsit.
“Nga sa kemi dëgjuar, ekziston një vullnet politik për të përfunduar atë punë,” tha Dashtevski.
Sipas tij, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të votohen urgjentisht, duhet të shpallet një tender për prokurimin e pajisjeve, dhe pastaj një tender ndërkombëtar për shkak të shumës së lartë, në mënyrë që të lidhen bazat e të dhënave të qytetarëve nga Ministria e Brendshme sa më shpejt të jetë e mundur. Paratë për këtë qëllim, siç theksoi ai, janë siguruar.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i cili sot ndoqi një ngjarje në KSHZ, tha se kur të ketë një konsensus nga të gjitha partitë politike, atëherë do të zhvillohet procedura e nevojshme parlamentare.
Burimi: Radio Slobodna Evropa
A.B.