Doktori shqiptar: Seksi në pandemi është shërim, ndiheni më mirë

Mjeku i njohur infektolog nga Shqipëria, Pëllumb Pipero ka deklaruar se marrëdhëniet seksuale gjatë pandemisë janë shërim. Kjo u tha ditën e djeshme, teksa Pipero ishte i ftuar në programin “Ndryshe” në Top Albania Radio.

Ai u shpreh se marrëdhëniet seksuale ndihmojnë të çlirohet negativitetin që është akumuluar pas një periudhe të vështirë. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale japin imunitet dhe bëjnë që të ndihemi më të qetë nga gjendja emocionale. Pipero shpreson që kjo pandemi do të zhduket më shpejt nga se e kemi menduar, madje ai theksoi se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, gjendja do të përmirësohet.