Vaksinimi kundër Covid-19 me vaksinën “Sputnik V” fillon sot në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup. Nga ana tjetër, në Poliklinikën e Bukureshtit fillon rivaksinimi ose dhënia e dozës së dytë me vaksinën “Pfizer”.
Pikat e vaksinimit në të dy poliklinikat do të funksionojnë në dy ndërrime, nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite, nga e hëna në të shtunë.
– Për shkak të zgjerimit të ambienteve kovide dhe situatës aktuale, vaksinimi i nëpunësve shëndetësor që janë në rrezik të lartë të infeksionit me kovid nga të gjitha institucionet në vend vazhdon, tha Ministria e Shëndetësisë.
A.B.