December 10, 2022

Këtë vit nuk do të ketë kuponë turistikë si vitin e kaluar

Turizmi është në prag të kolapsit. Edhe këtë vit pritjet nga sektori janë që sezoni turistik të jetë po aq katastrofik sa në vitin 2020. Përveç hotelierëve edhe veprimtaritë tjera në këtë sektor bëjnë apel për masa shtesë për ta shpëtuar turizmin. Agjencitë turistike thonë se nuk ka ndihmë të vazhdueshme, grantet e dhëna nga shteti nuk mbulojnë as një pjesë të humbjeve që kishin vitin e kaluar.

Ministria e Ekonomisë pretendon se monitorojnë situatën, por tani për tani ata mbeten vetëm në masat e propozuara nga Qeveria. Këtë vit, vauçerët për turizëm nuk do të shpërndahen si vitin e kaluar, kur të gjithë qytetarët që kishin të ardhura deri në 15,000 denarë morën 6,000 denarë. Tani për tani, është njoftuar se do të jepen “vauçerë ” për qytetarët me të ardhura të ulëta, do të kthehet kjo masë, e cila u premtua në 2018 dhe 2019, para krizës. Punëtorët me të ardhura të ulëta do të aplikojnë vetë, me mundësi të marrin 12 mijë denarë për pushime.

Burimi: Alsat