Mbyllet lokali në Gostivar, arre stohet pronari dhe disa shtetase te huaja

Gjatë ditës së djeshme (09.03.2021) në ora 20:30 policia në bashkëveprim me inspektorët shtetëror të tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të S.T. 21 vjeç, nga po i njëjti fshat. Gjatë kontrollit në objekt janë takua 30 persona, mysafir, bendi dhe 13 femra (5 shtetase të huaja dhe 8 shtetase të maqedonase) të cilat i kanë argëtuar mysafirët, dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtij rasti pronari i lokalit është sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë dhe inspektorëve. Ai është arre*stuar dhe dërguar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Në stacionin policorë janë dërguar edhe shtetaset e huaja.
Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.