Mbyllet lokali në Gostivar, ndalohet pronari dhe pesë shtetase të huaja

Më 09.03.2021 në ora 20.30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gostivar, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryen një kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Negotinë, Gostivar, në pronësi të ST (21) nga fshati Negotinë. Gjatë kontrollit në objekt, u gjetën 30 persona – mysafirë, një grup muzikor me katër interpretues dhe 13 gra (pesë të huaj dhe tetë shtetase maqedonase) të cilat argëtonin mysafirët dhe u konkludua se protokollet për parandalimin e përhapjes së Covid 19 nuk ishin respektuar.

Pronari u soll në mënyrë agresive dhe kërcënoi oficerët e policisë dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Ai u privua nga liria dhe u dërgua në një stacion policie, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza kundër tij sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosrespektimi i rregulloreve shëndetësore gjatë një epidemie” dhe nenit 144 të Kodi Penal – “rrezikimi i sigurisë” “. Shtetase të huaja (dy nga Kosova, dy nga Shqipëria dhe një nga Serbia) gjithashtu u mbajtën në stacionin policor për abuzim me qëndrimin e tyre turistik.

Objekti u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

A.B.